Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka publikuar në media listën e plotë me 140 kandidatë për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se gjatë ditës së sotme është plotësuar lista. Pra në KQZ janë emrat e 140 kandidatëve për deputetë të PD-së. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë dërguar vetëm një pjesë e emrave.
Institucioni që menaxhon zgjedhjet kishte parashikuar që sot në orën 18:00 të zhvillonte mbledhje, por më pas njoftoi se mbledhja është shtyrë për nesër në orën 12:00. E pyetur për arsyet e shtyrjes së mbledhjes, KQZ tha për Opinion.al se kjo ndodhi pasi janë shtuar dhe disa projektvendime te tjera, dhe administrata do kohe te beje verifikimet e emrat të kandidatëve për deputetë. /Arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të