Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët në shenjë kundërshti kanë bllokuar edhe sot rrugën, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka bërë një denoncim për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në një kohë kur dje u tha se Veliaj zhvilloi një takim me disa prej banorëve të prekur nga ky projekt, Vokshi tha se ky fakt nuk është i vërtetë.
Teksa qëndronte pranë protestuesve, ku dha edhe mesazhin e festës së Flamurit, që është uniteti, Vokshi tha se ata që u paraqiten në takim ishin policë bashkiakë dhe punonjës të administratës.
“Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt ne bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiake. Janë punonjës së bashkisë, janë rrogëtarë të Veliajt. Me intrigën e tij Veliaj kërkon të mashtrojë banorët por nuk ka për t’ia arritur. Fton të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv. Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit”,- tha ajo.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...