Partia Demokratike akuzoi, të premten, kryeministrin Rama se ka shpërdoruar miliona euro nga paratë e taksapaguesve për inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj publikoi një video në Facebook me deklaratat e Ramës ku shprehet se qeveria nuk ka humbur asnjë çështje në arbitrazh.
PD shpjegoi se qeveria duhet të paguajë të paktën 153 milionë euro, për dy çështje të humbura në arbitrazh: atë ndaj Becchettit me vlerë 109 milionë euro dhe atë ndaj kompanisë Aktor me vlerë 44 milionë euro.
Alibeaj theksoi se këto para janë kosto direkt për popullin shqiptar nga keqmenaxhimi që Edi Rama i ka bërë qeverisë.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...