Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, në një fjalim në Kongresin e Këshillit Botëror të Epiriotëve të Diasporës, mbajtur në Prevezë, i ka çuar një mesazh edhe Shqipërisë.
Ai ka kërkuar që Shqipëria të respektojë të drejtat e minoritetit etnik grek, si një kusht i qartë për anëtarësimin në BE.
“Nuk duhet të harrojmë edhe minoritetin etnik grek, çdo të drejtë e të cilit duhet të respektohet plotësisht në Shqipërinë fqinje, ashtu siç u takon qytetarëve që jetojnë në një shtet të së drejtës. Sepse vetëm vendet që janë me të vërtetë shtete të së drejtës plotësojnë minimumin dhe tashmë kushtin e qartë për integrimin në familjen e madhe të popujve evropianë”, ka deklaruar Pavlopoulos.
Me dëshpërim, ai është shprehur se ato që po shihen kohët e fundit në Shqipëri nuk janë shenja pozitive.
“Ato që po shohim kohët e fundit, e themi me të vërtetë me dëshpërim, nuk janë shenja të mira. Sepse ato që po ndodhin sot dhe që janë totalisht të paligjshme, sidomos shembja e shtëpive, tregojnë se një pjesë e shtetit të së drejtës dhe të respektit të të drejtave themelore, që është respekti tek prona, sepse prona është e drejtë themelore, e cila mbrohet nga e drejta kombëtare e çdo vendi, por edhe e drejta kombëtare, kur shohim pra këto fenomene themi se ekziston një shkelje e të drejtave themelore, pra shkelje e shtetit të së drejtës”, ka vijuar Pavlopulos.
Ai ka shtuar se, Greqia i sheh gjithnjë me dashuri nëne bashkëkombësit e saj dhe i siguron ata se ashtu si ajo respekton dhe ruan me nder të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, pret të njëjtën sjellje nga Shqipëria.
“Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, shembja e ndërtesave që u përkasin minoritarëve grekë nuk favorizon aspak perspektivën evropiane të saj”, ka përfunduar fjalimin presidenti i Greqisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...