Patozi rrëfen marrëdhëniet e tij me Topallin

19:54 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari Partisë Demokratike Astrit Patozi ka folur në një intervistë për News 24 për për mungesën e disa emrave të njohur si kritikë të Lulzim Bashës në platformën e Lëvizjes për Ringritjen e PD-së. I pyetur përse në këtë listë mungojnë emrat e Topallit, Imamit, Rulit, etj.

Patozi tha se ky dokument është nisja e lëvizjes. “Për sa kohë platforma është një dokument dhe përderisa qëndron e hapur i mbyll diskutimet për emrat. Unë s’kam tagrin të flas sepse jam një nga nënshkruesit. Ky dokument është nisja e një lëvizjeje. Unë kam respekt për çdo koleg, por çdo emër që përmendet është apo s’është e sposton vëmendjen nga dokumenti. Është një lëvizje politike që ka një platformë” – tha Patozi. Ai është pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-nënkryetaren tjetër të PD-së Jozefina Topalli.

“Kam marrëdhënie shumë korrekte si me shumë kolegë të tjerë. Për publikun s’kanë asnjë lloj interesi marrëdhëniet personale. A kontaktoj me të? Sigurisht që po. Nuk kanë rëndësi marrëdhëniet mes politikanëve. Unë sigurisht kam kontakt me çdo figurë dhe personalitet të PD-së dhe do vijoj të jem në kontakt me të gjithë dhe në nivele të ulëta dhe për anëtarësinë. Vetëm një front i madh i bashkuar mund ta detyrojë zotin Basha që nëse ka ndërmend ta ringrejë PD-në. Nëse ai dëshirë të ketë një PD të bashkuar dhe nuk ka mendjen e kolegut të Sali Berishës sigurisht që janë të gjitha mundësitë dhe ne i kemi shtrirë dorën” – tha Patozi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme