Bindja Demokratike është një produkt bio shqiptar. Astrit Patozi thotë se ndërkombëtarët nuk kanë patur gisht në formimin e partisë së re.
“Nuk ka asnjë lidhje, ne nuk kemi njerëz që janë pjesë e listave. Ne kemi një derë të hapur për cdo kënd dhe për deputetët që janë pjesë listës. Bindja Demokratike është një produkt bio shqiptar. Është një ide që është hedhur gati dy vjet, po ngjizej dita ditës për të ardhur këtu. Kemi kontaktet tona me faktorë ndërkombëtarë. Ne kemi marrë një lloj mbështetje nga fakti që ata ishin të prirur që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Dhe ne jemi në këtë linjë”, tha Patozi.
Sipas tij partia e re bën diferencën nga palët politike që janë sot prezente. Patozi thotë se opozita e ka të pamundur që të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
“Njerëzit nuk janë të prirur sot që t’i kthehen ’97. Nuk e gjej tek shoqëria konfliktin që është mes partive. Është e pamundur që të prishën zgjedhjet dhe nuk ka për të ndodhur, se kërkon një vendim të tmerrshëm. Jo ata nuk mund t’i bllokojë zgjedhjet. Askush nuk mund të ndalojë tjetri pse nuk bën si ti”.
Patozi tha se partia e tij do të marrë pjesë në këto zgjedhje, megjithëse është e papërgatitur. Sipas tij Bindja Demokratike do të futet e vetme në zgjedhje.
“Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje, edhe nga këto zgjedhje. Jemi të papërgatitur sot për emra konkret. Ideja ime është që të marrim pjesë në gjithë Shqipërinë. Ne nuk kemi nevojë për koalicion, sepse ne duhet të provohemi që kjo gjeja jonë ngjit apo jo”. /Opinion.al
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist