Një vit më parë në bulevardin Dëshmorët e Kombit , Lulzim Basha shpalli vendimin për të ngritur çadrën e protestës përballë kryeministrisë.
18 shkurtin e një viti më parë, nuk e ka harruar Astrit Patozi, që i kujton demokratëve të mos ia veshin kësaj date “të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit”.
Sipas Patozit, për t’u mallkuar, është data e mbylljes së çadrës, 18 Maji i marrëveshjes Rama-Basha, jo vendimi për ta hapur çadrën.
“Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.
Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të “festuar”, siç i takon asaj dite të madhe.
Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.
Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “dhpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.” shkruan Patozi./lapsi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...