Astrit Patozi, rivali i Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të votimit për kryetar të PD-së.
Patozi e krahason Bashën me diktatorin famëkeq koreano-verior Kim Jong-un.
“Për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike”, shprehet Patozi në një shënim në Facebook.
Reagimi i Plotë:
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu. Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por, për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim…
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...