Dy vjet pasi shpalli sekuestrimin e disa pasurive të ish deputetit Mark Froku, gjykata është një hap larg kalimit të këtyre aseteve në favor të shtetit.
Prokuroria kërkon të konfiskohen nëntë pasuri të Mark Frrokut, që kapin vlerën e mbi 158 milionë lekë dhe që dyshohen se nuk justifikohen me të ardhurat e fituara në mënyrë të ligjshme.
Prokurori i dosjes, Klodian Braho i tha gjykatës se Mark Frroku është dënuar në Shqipëri për tre krime, atë të fshehjes së pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim i paligjshëm.
Por shpjegon prokurori i dosjes, Mark Frroku është dënuar më herët nga drejtësia holandeze për çështje droge, i identifikuar me emrin tjetër Piro Sofrani.
Është kjo arsyeja që asetet e Frrokut dhe të afërmve të tij iu nënshtruan kontrollit sipas ligjit antimafia. Përmes shoqërive tregtare shpjegon akuza, i pandehuri ka mbuluar e fshehur paratë e fituara në rruge kriminale.
Nga viti 1991 deri më 2013 prokuroria vlerëson se Frroku dhe familjarët e tij kanë krijuar pasuri nga burime të ligjshme në vlerën e 55 milionë lekëve, ndërsa shuma prej 158 milionë lekë është e pajustifikuar.
Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi janë troje në Orikum, dyqane në Tiranë, apartamente dhe dyqane në Lezhë. Aktualisht ish deputeti po vuan dënimin me 6 vjet heqje lirie për tre vepra të kryera në Shqipëri./TCH/
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...