Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfrit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.
Në vitin 2015 në jetimoren e Sarandës kishin njohur dy motrat, Ermonela, 11 vjeç dhe Aurora, 9 vjeç. Vajzat i kishin hyrë në zemër çiftit dhe dashuria për to i kishte shtyrë që të kërkonin kujdestarinë alternative. Kujdestaria alternative nuk është birësim, por është marrje në kujdestari të fëmijëve deri sa të mbushin moshën madhore.
Motrat kishin kohë që nuk e kishin takuar nënën e tyre biologjike pasi ajo i kishte braktisur para 7 vitesh, ndërsa babai i tyre, Gëzimi nuk kishte mundësi ekonomike që te kujdesej për to. Ai i kishte dërguar fëmijët e tij në jetimore me idenë që do të kishin një jetë më të mirë.
Alfredi dhe Diana kishin ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” Gëzimin që t’i kërkonin atij kujdestarinë alternative për dy motrat. Ata nuk dëshironin që t’i birësonin ose që t’i jepnin mbiemrin e tyre. Gjithashtu nuk donin që t’i ndanin nga babai biologjik apo nga vëllezërit edhe motrat e tyre.
Pastori dhe gruaja e tij dëshironin që dy vajzat të kishin një jetë më të mirë, më të lumtur, plot me dashuri. Dëshironin që fëmijërinë të mos e kalonin në jetimore, por në një familje e cila do t’i falte dashurinë dhe përkujdesin që i kishte munguar në gjithë këto vite. Pavarësisht përpjekjeve që bëri Arbana në bashkëpunim me çiftin Zike për të bindur Gëzimin, ata nuk ja dolën dot.
Gëzimi tha që çifti kishte ndërhyrë në marrëdhënien midis tij dhe vajzave duke i shtyrë vajzat që të mos e donin babain e tyre biologjik. Gëzimi këmbëngulte që ishte babai biologjik dhe kërkonte që raportin që kishin vajzat me Alfredin ta kishte ai.
Në studio ishin gjithashtu të pranishme edhe dy ndihmës komisionerët e avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ato i bënë thirrje Gëzimit që të reflektonte mbi vendimin e tij dhe të mendonte për të ardhmen e vajzave.
Reagime të shumta pati nga publiku që ndodhej në studio, të cilët i kërkuan Gëzimit që të mendohej përpara se të merrte një vendim. Fatkeqësisht ai vendosi që t’i linte vajzat e tij në jetimore duke shtuar se kur të gjente mundësinë do t’i merrte vajzat të jetonin me të.
Si gjithmonë programi “Dua të të bëj të lumtur e gjeti mundësinë për t’i ardhur në ndihmë Gëzimit duke i dhuruar një çek në vlerën prej 100 mijë lekësh për të blerë pajisje elektroshtëpiake.
Top Channel
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...