Shqipëria regjistroi një tërmet të moderuar mbrëmjen e të premtes.
Sizmiologët shprehen se ky aktivitet është mëse normal dhe se shpjegohet me periudhën pastërmetore të 26 nëntorit të shkuar, që pritet të zgjasë rreth një vit.
“Nuk e ndjemë fare. Jemi në kat të shtatë. Të gjithë më shtëpi. Jo, nuk kam panik. U mësuam me panikun. Panik nga prekja, panik nga shkolla, nga tërmetet. Nga aplikacioni e mora vesh, se vetë nuk e ndjeva”, shprehen disa qytetarë.
“Tërmeti ishte me magnitudë 3.1 Rihter, ose rreth 4 ballë”, shprehet sizmiologu Rexhep Koçi.
Ai u regjistrua rreth orës 22.30 të mbremjes së të premtes. Epiqendra ishte në Fushë-Krujë, 10 km nën tokë.
“Nuk ka vend për panik në popullatë, pasi janë tërmete të vogla, që i përkasin periudhës pastërmetore të 26 nëntorit të shkuar”, shton Koçi./TCH
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...