Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një situatë të vështirë në muajt e ardhshëm sa i përket energjisë elektrike dhe çmimit të naftës. Edhe pse në vendin tonë nuk luftohet ushtarakisht, Rama theksoi se pasojat ekonomike mund të ndihen, prandaj duhet të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm. Gjithsesi garantoi se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike.
Edi Rama- Kryeministër: “Ka ndryshuar bota dhe është kthyer përmbys”.
Me përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, qytetarët shqiptarë pritet të përballen me shkurtimin e energjisë elektrike dhe të naftës. Aspak optimist për situatën, kryeministri paralajmëroi përgatitjen për çdo skenar.
Rama: “Shkurtime dramatike me energji ose naftë. Duhet të përgatitemi për çdo skenar. Çmimi I naftës nuk varet nga qeveria”.
Qeveria thotë se do të ketë një plan masash, dhe garanton se nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët.
Rama: “Do të ketë një paketë masash për qytetarët. Kjo qeveri është e vetmja që nuk ka rritur çmimet”.
Por vendimi për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike pritet të mos zgjasë gjatë.
Rama: “Ka një kufi….”
Rritja pa kriter e çmimit të naftës, sipas kryeministrit nuk varet nga qeveria që ai drejton.
Rama: “Është tregu i lirë…”
Ministrja Balluku kërkoi nga qytetarët që të jenë më të ndërgjegjshëm për situatën me të cilën po përballen.
Belinda Balluku-Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ndër të tjera, qeveria shqiptare pritet të ngrejë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave ekonomike që po shkakton lufta në Ukrainë./KlanMacedonia/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...