Google ADS

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, shkon në 27 numri i personave të arrestuar

termeti
11:50 | 15 Janar 2020
A. B.

Vijon sot aksioni për arrestimin e personave përgjegjës në lidhje me ndërtimet pa kriter në qarkun e Tiranës, ndërtime që sollën edhe pasoja pas tërmetit të 26 nëntorit.

Prokuroria ka lëshuar rreth 50 urdhër-ndalimi për zyrtarë, ish- zyrtarë dhe ndërtues në zonën e Tiranës.

Mësohet se prej ditës së djeshme në pranga u vunë dy ish- kryetarë komunash, Faik Fejzo që ka drejtuar në vitet 2004-2007 atë të Kasharit dhe Besnik Fuçia, i cili e ka drejtuar po këtë komunë deri në vitin 2015.

Policia arrestoi edhe ish- kryetarin e komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, si edhe ish-shefi i urbanistikës në Vorë Luan Beta.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se disa nga pallatet që pësuan dëmtime apo u shembën gjatë tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë pasur akte kolaudimi, nuk ka pasur studime sizmike.

Gjithashtu probleme ka pasur me numrin e kolonave, cilësinë e hekurit të përdorur, por edhe të betonit./Express

Por cilët janë personat e arrestuar deri tani

Fatbardh Plaku, ish-kryetar i Komunës Farkë

Faik Fejzo, ish- kryetari i Komunës Kashar

Besnik Fuçia, po ashtu ish-kreu i Komunës Kashar

Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

Fejzo Dyrmishi, ndërtues

Stela Maze, arkitekte

Anila Harxhi, arkitekte

Merita Kushi

Bukurije Halili

Ali Dyrmishi

Vjollca Hoxholli

Gerti Çalliku

Jani Ikonomi

Qirjako Gjergo

Naim Shehi

Ermir Çina

Adhurim Qehajaj

Gëzim Shkalla

Pëllumb Fortuzi

Xhevahir Doda

Reis Muça

Hekri Disha

Agim Eski

Zhaneta Tagani

Muhamed Felahi

Ndoc Pepkola

Hekri Disho

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme