ZiL-i i vitit 1947 është automjeti i preferuar i Gent Jakupit, i cili prej 20 vitesh jeton në Angli, sqaron “Shqip”. Ky automjet ka shërbyer në ushtrinë shqiptare në vitit e diktaturës, por që në epokën e demokracisë ka shkelur vendet më të zhvilluara të Europës.
40-vjeçari nga Shkodra thotë që këto mjete janë një dëshmi e së shkuarës tonë.
“Është një sistem që për shumë njerëz ka qenë i keq, e për disa të tjerë i mirë. Por ama ai sistem ka qenë. Ne duhet të mësojmë nga historia për të nxjerrë konkluzione sa më të mira. Sa më shumë ta ruash historinë aq më shumë tregon kulturë”, shprehet Gent Jakupi.
Genti me ZiL-in e tij pa kondicioner ka udhëtuar nga Anglia drejt Shqipërisë.
“Një rast na ndaloi policia gjermane dhe na tha ju lutëm ejani në komisariat pasi jemi mbledhur për të bërë një foto me këtë automjet”, tha Gent Jakupi.
Makinat e një epoke tjetër, kanë udhëtuar mijëra kilometra në sistemin e diktaturës, tani në demokraci pushojnë të parkuara, ku edhe pse nuk përdoren gjithnjë është dikush duke u kujdesur për to që të jenë funksionale.
“Këto mjete të sjellin një kënaqësi të veçantë sidomos kur je duke udhëtuar me to. Mund të jesh dhe vetëm në rrugë duke udhëtuar me to dhe e ke fytyrën duke buzëqeshur”, thotë Gent Jakupi.
I pyetur se si është reagimi i njerëzve kur e shohin me një makinë të tillë, ai përgjigjet: “Dy fjalë, bravo të qoftë!”
Po për çfarë përdorej një makinë e tillë?! “Përgjithësisht këto makina janë përdorur për ushtrinë, ndërsa kjo është përdor për karburantin e raketave. Ke qenë gjithnjë i lidhur me historinë? Po, pa të kaluar nuk ka të ardhme”, sqaron Jakupi.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre