Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij, pasi gjatë ditës së djeshme ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e apandesitit akut përmes laparaskopisë.
Rama ka falënderuar ekipin e mjekëve dhe ka bërë të ditur se ka dal nga spitali dhe shumë shpejt pritet t’i kthehet punës, raporton Arbresh.info.
Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Rama del nga spitali pas operimit të zorrës qorre – Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...