Pasi fitoi zgjedhjet, Rama bën ndryshime në qeveri

23:14 | 5 Maj 2021
A. B.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur për ndryshime në qeveri. Rama, në mbledhjen e qeverisë që është mbajtur këtë të mërkurë, ka emëruar dy zëvendësministra të rinj.

Bëhet fjalë për Bora Muzhaqin, që iu besua posti i zëvendësministres së Arsimit në vend të Aspasjana Kongos. Lëvizja e dytë e Ramës është emërimi i Dallëndyshe Bicit, që u vendos zëvendësministre e Mbrojtjes.

Vendimet mbajnë firmën e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Bora Muzhaqi dhe Dallëndyshe Bici ishin kandidate për deputete. Muzhaqi po ashtu ishte edhe zëdhënëse e fushatës së PS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme