Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me dy shqiptarë, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme në euro.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Përshpejtimi”, arrestoi shtetasin: T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shqiptarët, E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasia M. M., 49 vjeçe.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 000 euro.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se shtetasit e lartpërmendur ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare (por që nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumentave strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit).
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab;
– Tre njësi kompjuterash të ndryshëm;
– Një aparat celular;
– Dokumenta të ndryshme.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 181 të Kodit Penal./tch
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...