Problemet mes pronarëve të bizneseve për ndarjen e parcelave përpara hoteleve vazhdojnë nga Veriu në Jug. Dy ditë më parë në Velipojë u vranë 4 persona për shkak të konfliktit pë shezlongët, mbrëmë në Drimadhes 60 shezlonge dhe çadra u dogjën, ndërsa sot është regjistruar një tjetër incident në Ksamil. “ABC” ka siguruar pamjet e momentit kur forca të shumta policie zbarkojnë në Ksamil për të hequr disa shezlonge.
Por çfarë ndodhi?
Albert Sula pronari i një plazhi në Ksamil pretendon se padrejtësisht policia i ka hequr shezlongët nga territori i tij të cilin e ka të dokumentuar e të mirëmbajtur me të gjitha taksat dhe detyrimet.
“Kjo bëhet për t’ja dhënë padrejtësisht dikujt tjetër” tha ai. Por fatmirësisht nuk pati përshkallëzim të tensionit dhe qetësisht janë hequr një palë dhe janë vendosur shezlongët e tjerë pa përplasje.
Por gjithçka ka ndodhur në mes të ditës teksa turistët po pushonin qetësisht kur papritur janë rrethuar nga forcat e policisë për të hequr shezlongët ku ishin ulur, që janë kthyer në kryefjalë në ditët e fundit.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...