Pas më shumë se tre orësh, është nxjerrë nga automjeti, 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën elektrike në fshatin Zues në Shkodër.
Mësohet se ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja është nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë
Kujtojmë që si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy pasagjeret. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...