Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi të martën në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë rreth moshës shtatë vjeç ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një skaf në breg të detit, Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka njoftuar për një protestë ditën e enjte, 4 Gusht.
Sipas njoftimit, zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën me dije se protesta do të mbahet në orën 19:00, para Ministrisë së Brendshme.
Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...