Të rinjtë demokratë kanë prishur një aktivitet të qeverisë ditën e djeshme me një ndërhyrje të pazakontë.
Ngjarja, mëson “BalkanWeb” ka ndodhur dje në mesditë, ndërsa Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito dhe Edvin Kukunja, këshilltar i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla po flisnin me maturantët në sallën e teatrit Eksperintal në Tiranë për reformën në arsimin e Lartë.
Një vajzë e re ka hyrë një baner papritur në sallë ku shkruhet “Jo reformë klienteliste”. Kaq është dashur që të çohet më këmbë e gjithë salla. Organizatorët kanë vrapuar për të ndalur veprime të tjera të kësaj natyre. Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri thirrje për përshkallëzim të protestës dhe përdorim të mjeteve të tjera, e me sa duket kjo gjë nuk ka rënë në vesh të shurdhët.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj