Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë këtë pasdite në Korçë. Mësohet se lëkundja më e fundit ka qenë 3.4 ballë e shkallës Rihter dhe me një thellësi 25 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Nikolicë të Korçës, ndërsa nga lëkundjet ka mbetur pa energji elektrike një pjesë e qytetit juglindor.
Sipas OSHEE në Kolonjë, janë dëmtuar kabinat elektrike Lënçke dhe Helmes, për shkak të lëkundjeve të forta dhe të shpeshta të tërmetit. Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike Lënçka, Kurtesi,Qinam Radovickë dhe Radovickë. OSHEE njofton se po punohet për eliminimin e defekteve.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes