Google ADS

Pas Tahirit edhe Haki Çako mund të përfshihet nën hetime

15:29 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Hetimi i dosjes Habilaj duket se nuk do të ndalet vetëm me hetimin për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për albeu.com se hetimet mund të zgjaten deri te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Ky hetim është vlerësuar si kompleks dhe shumë i zgjeruar nga prokuroria.

Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e mandatit të Saimir Tahirit.

Gjithashtu mësohet se në dosje përveç ish-ministrit përmenden edhe emra të tjerë më shumë pozitë në kupolën e Policisë së Shtetit dhe se priten arrestime.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme