Në një intervistë të realizuar me televizonin serb, Pink Tv, gazetarja Ksenlja Vuçiç ka qenë po aq protagoniste as kryeministri shqiptar Edi Rama, pikërisht në zyrën e këtij të fundit, në godinën e qeverisë.
Ky i fundit, ka folur hapur për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë, duke predikuar dialog dhe paqe, si dhe duke kërkuar zhdukjen e vijave kufitare në rajonin e Ballkanit.
Por një tjetër detaj që u pasqyrua në mediat serbe ishte edhe gjesti me tre gishta që gazetarja i tregon Kryeministrit të Shqipërisë. Vetë Ksenija Vuçiç thotë se nuk ishte gjest i qëllimtë, por ishte një ilustrim pas pyetjes që i kishte bërë Edi Ramës mbi simbolin e shqiponjës. Ky simbol u shndërrua në objekt debati në Beograd së fundmi, kur kushëriri i një bukëpjekësi shqiptar në Serbi postoi e postoi në rrjetet sociale dhe më pas e fshiu.
Kaq mjaftoi që para furrës së bukëpjekësit Mon Gjuraj të grumbulloheshin për disa ditë me radhë protestues ultranacionalistë serbë. Rama e solli si shembull këtë rast për të treguar se simboli i shqiponjës nuk është provokim. Gazetarja iu kthye duke pretenduar se as simboli me tre gishtërinjtë ngritur nuk është i tillë.
“Nëse unë dal nëpër Tiranë me tre gishtat lart, sa e sigurt jam?”, pyeti ajo. Kryeministri shqiptar iu përgjigj se asgjë nuk do t’i ndodhte, por edhe nëse do të kërcënohej shtoi me shaka se do të dilte vetë për ta mbrojtur.
Historia e tre gishtave
Një variant i interpretimit të këtij simboli, sipas serbëve, është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.
Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.
Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.
Historiani Dragan Petroviç thekson se politikani që njihet si nacionalist Vuk Drashkoviç nuk ishte “autor” i përshëndetjes. Vuk Draskoviç, lideri i partisë politike Lëvizja për Ripërtëritje Serbe, është shprehur se ka qenë ai i pari që e ka sjellë këtë përshëndetje në vitin 1990 në takimin themelues të partisë, i frymëzuar nga piktura e Paja Jovanoviç. Një teori e popullarizuar mbi origjinën e përshëndes është e bazuar dhe në mënyrën se si serbët ortodoksë kanë kryer shenjën e kryqit, me tre gishta të zgjatur që përfaqësojnë Trinitetin. Disa shpjegime e lidhin formën e gishtave dhe me numrin 6, i cili përsëritet tre herë.
Tre gishtat në sport
Pas fitores së kampionatit Europian të Basketbollit në vitin 1995, i gjithë ekipi i atëhershëm jugosllav përshëndetën me tre gishtat. Ish-futbollisti serbë Sasha Gjorgjeviç thotë se tre gishtat, nuk është simbol provokuese. “Vetëm se ne tregojmë se jemi nga Serbia, që ne jemi serb, e asgjë tjetër. Kjo është krenaria ime”, ka thënë ai lidhur me këtë simbol. Edhe sportisi serb Novak Gjokoviç ka treguar tre-gisht për të përshëndetur fitoren e tij në tenis. Sipas studiuesit politik Anamaria Dutceac Segesten, rëndësia e përshëndes është e ndryshme: edhe pse ka qenë përdorur nga nacionalistët, ajo nuk mund të monopolizohet si i tillë; ajo ka qenë përdorur pa konotacione agresive nacionaliste, pra në ngjarjet sportive, nga kundërshtarët e Millosheviçit, nga presidenti Boris Tadiç gjatë Olimpiadës Verore 2008./gazeta shqip
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...