Detaje te reja pas ngjarjes se rëndë qe ndodhi mbreme në Tropojë, ku pas një konflikti për arsye banale, ka mbetur i vrarë një 25-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë, ka mbetur i vrarë shtetasi me inicialet Rexhep Alihasani, 25 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri automatik nga shtetasi Safet Riza, 23 vjeç, pas një konflikti për shkaqe banale.
Policia bëri krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. disa orë pas krimit, autori u arrestua në kushtet e flagrancës.
Mësohet se viktima ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është qëlluar me armë zjarri për vdekje nga bashkëmoshatari i tij.
“Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A., i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë. Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin paraprak të dhënë nga Policia e Tropojës për ngjarjen e rëndë, nga ku më pas u njoftua edhe arrestimi i të kërkuarit.
Burime nga policia bënë të ditur se janë duke u hetuar disa pista në lidhje me motivet e këtij krimi, që i mori jetën 25-vjeçarit. Dyshohet se dy të rinjtë mund të kenë pasur ndonjë konflikt për motive ende të paqarta mes tyre, çka ka precipituar deri në përdorimin e armës, duke i marrë jetën njërit prej tyre.
Kanë qenë banorët e fshatit ata që e gjetën trupin e tij pa jetë në pyll. Ata kanë dëgjuar të shtënat dhe menjëherë është sinjalizuar edhe Policia. Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista, por pa dhënë diçka konkrete për motivin e këtij krimi.
Dyshohet se autori e ka ndjekur viktimën dhe pasi kanë debatuar në pyll, ai e ka qëlluar atë për vdekje. Pas ngjarjes, 23- vjeçari është larguar bashkë me armën e krimit, por u kap disa orë më pas./panorama
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...