Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme në Malësi të Madhe, përkatësisht në Kelment.
Mësohet se shtetasi Nikë Volaj ka marrë peng kushëririn e tij, F. Volaj, 26 vjeç, banues në fshatin Broj.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, u bë i mundur arrestimi i shtetasit:
Nikë Volaj, 40 vjeç, banues në fshatin Broj, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe.
Si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit, Automatik me një krëhër me fishkë.
Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?