Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbyllur seancën e sotme plenare pas kaosit të shkaktuar, pak minuta pasi nisi, duke kthyer në kujtesë seancat “blic” të pak kohëve më parë, kur deputetët e Partisë Demokratike sërish bllokonin foltoret dhe i vinte zjarrin kartonëve.
Deputetët e PD-së menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Më pas ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe u kanë vënë flakët, për t’u kthyer sërish në sallë ku shkulën mikrofonat dhe u përplasën me deputetët socialist.
Noka ka gjuajtur deputetin Petro Koçi në dorë, pas një debati të fortë verbal. Më pas Noka u njoftua se është përjashtuar nga seanca.
Pas kaosit, Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës./tch
Lexo edhe:
Deputetët e PD-së i vënë flakën karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...