Pas rreshjeve të dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë, Parku “Rinia” është gati sërish për të pritur me të vegjlit e kryeqytetit. Punonjësit e mirëmbajtjes e kanë rikthyer menjëherë në normalitet situatën e krijuar nga rreshjet e mëdha, edhe në pjesën e kodrinave gjarpëruese të parkut.
Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, “Parku Rinia” ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por nxit edhe aktivitete fizike për fëmijët. Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe moshës së tretë, ku janë vendosur stola, por edhe tavolina shahu.
Një gjetje unike është edhe baseni ujor që rrethon “Monumentin e Pavarësisë”, i cili shërben si një mbrojtës natyror nga vandalizuesit. Parku ka një hapësirë të veçantë që i është dedikuar atyre që dëshirojnë të luajnë me katërputroshët si dhe janë krijuar mini-sheshe për fëmijë e të moshuar, ndërsa është bërë shtrimi i rrugicave me gurë dekorativ dhe është vendosur dhe sistem i ri ndriçimi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...