Pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, reagon Ministri Xhafaj

12:56 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Një ditë pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, i njohur si dëshmitari X, ka folur për herë të parë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Xhafaj nuk ka hezituar të ironizojë opozitën dhe t’i qëndrojë “taktikës” së deritanishme të maxhorancës që kemi të bëjmë me një sajesë të shpikur në zyrat e selisë blu.

Fatmir Xhafaj: Dua t’ju them që këtu jemi në vendin e Task Forcës kurse atje jemi në vendin e sajesave dixhitale. Detyra e tyre është të punojnë për qytetarin dixhital, për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën time.

Ditën e djeshme opozita publikoi dëshminë e Albert Veliut i cili pretendonte ndër të tjera se do të kalonte një sasi prej 100 kg hashash përmes ndihmës së Agron Xhafajt, vëllai i Ministrit të Brendshëm. Dy ditë më parë vetë Agron Xhafaj vendosi të padiste PD-në, fill pas publikimit të përgjimit audio si dhe të largohej drejt Italisë për të vijuar me dënimin e dhënë për një krim të vitit 2002.

Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe task forca e operacionit Forca e Ligjit

Ministri ka folur pas një vizite që ka kryer në task forcën e misionit “Forca e Ligjit”, një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Në lidhje me këtë task forcë, Ministri Xhafaj ka deklaruse se janë në shqyrtim një sërë çështjesh sensitive që po ndiqen nga pala shqiptare e gjermane.

Fatmir Xhafaj: Mbështetja gjermane nuk ka qenë thjesht në kuadrin e këshillave por të një asistence konkrete e mbi të gjitha në kontribute e çështje konkrete. Kemi një sërë çështjes dhe janë mjaft të ndjeshme edhe për opinionin publik shqiptar. Pala gjermane është duke thënë shkëmbim informacioni për të patur sukses këto çështje jo vetëm për publikun shqiptar.

Më duhet të them që shqiptarët nuk janë nga pikëpamja e statistikave nuk janë ndër vendet që kanë ndonjë peshë specifike për krimin e organizuar dhe krimin në gjermani. Kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme