Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe dorëheqjes së tij pas konfirmimit të kësaj aktakuze.
Meta, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën”, ka shkruar Meta në Facebook, raporton arbresh.info.
Sipas tij , ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar.
Ndryshe, më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë e paraqiti një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave të tjerë.
Në aktakuzën prej dhjetë pikësh thuhet se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.
Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje.
“Viktimat e krimeve në aktakuzë janë qindra njerëz, identiteti i të cilëve është i njohur dhe në mesin e të cilëve ka shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe njerëz të kombësive të tjera, si dhe kundërshtarë politikë”, pretendohet në aktakuzën kundër Thaçit e Veselit.
Edhe aktakuza ndaj Kadri Veselit është konfirmuar sot dhe, njëlloj si ish-bashkëluftëtari i vet, edhe Veseli ka dhënë dorëheqje nga politika për t’u përballur me akuzat./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...