Google ADS

Pas deklaratave të Ramës, reagon Basha: Gënjeshtari që do t’i jap mend Kosovës!

23:38 | 16 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili kritikoi Qeverinë e Kosovës mbi demakracionin, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Basha e ka cilësuar Ramës “turp të të gjithë shqiptarëve dhe gënjeshtar”, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se Rama “pasi shkatërroi Shqipërinë, kërkon t’i jap mend Kosovës”.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Luzlim Bashës:

“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin edhe në Prishtinë. Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoi 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës. Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar!”, shkroi Basha. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme