Pas bllokimit të 550 ton naftë në Rafinerinë e Ballshit, për shkak se ishin jashtë standardeve të cilësisë ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, kryeqeveritari ka deklaruar se “lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!”
Postimi i plotë
” KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT
550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit
Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!
Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!
#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve” ,shkroi Rama.
Përsa i përket vendimit të Ministrisë së Energjisë dhe Inspektoriatit Shtetëror Teknik, mbi bllokimin e 550 ton nafte në Ballsh, kryeinspektori i IShT-së, Admir Abrija, paralajmëroi se kontrollet për cilësinë e karburanteve do të intensifikohen gjatë muajit të ardhshëm.
Karburanti i bllokuar në rafinerinë e Ballshit do të ripërpunohet dhe vetëm pasi të ketë përmbushur standardet e cilësisë do të lejohet të dalë në treg.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare