Pas 15 vitesh lindin trinjakë në Berat

16:56 | 22 Shtator 2018
Arbresh.info

Pas 15 vitesh në Qarkun e Beratit, një nënë e re ka sjellë në jetë 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

Libonika Dodoveci, 25 vjeçe, banore e fshatit Drizë, në njësinë administrative Kozave, në rrethin e Kuçovës e ka kryer lindjen me ndërhyrje çezariane.

Libonika është surprizuar, sepse nga ekografitë e bëra gjatë shtatzënisë kishte mësuar se priste dy binjakë dhe jo tre.

Është lindja e parë. Dy binjakë i dija, por tre jo. U ndjeva shumë e lumtur, punojmë çfarë të jetë. Dua ndihmë, s’e di si mund t’i përballojmë nga ana ekonomike.

Babai i trinjakëve, Ervis Dodoveci shprehet se nuk do të jetë e lehtë rritja e tyre, duke apeluar për ndihmë.

Jo nuk e dija, e dija vetëm për binjakë. Jam shumë i lumtur tani që e mora vesh për 2, por është shumë e vështirë. Punë s’ka. Kush ka mundësi të më ndihmojë, i bëj thirrje shtetit dhe bashkisë të na ndihmojnë se s’kemi ekonomi.

Ndërsa në Qarkun e Beratit lindjet kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit, për mjekët lindja e trinjakëve është konsideruar e veçantë. Mimoza Beja, inferimere neonate, pranë Repartit Obsterik Gjinekologjik, në Spitalin e Beratit thotë se fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.

Është rasti i veçantë. Në orën 10:00 është sjellë në spital dhe fillimisht ka lindur djali, më pas 2 vajzat. 3 kilogramë djali, 2 kg e 600 gr vajza dhe 2 kg e 700gr vajza tjetër. Kam 36 vite punë, ka ndodhur dhe një lindje tjetër e tillë para 15 vitesh. Të punosh me fëmijët është kënaqësi shumë e madhe. Puna është se rinia ka ikur, dhe ata pak që kanë ngelur vijnë këtu.

Në gjysmën e parë të këtij viti, në Qarkun e Beratit janë regjistruar rreth 450 lindje, duke pësuar një ulje me 36% krahasuar me vitin 2017./shqiptarja.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme