Google ADS

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

17:57 | 23 Qershor 2024
E.G

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë indentifikuar edhe një tjetër autor të vrasjes së ish-agjentit të antidrogës, Roland Rexhepit në Korrik të vitit 2009.

Ai është Gëzim Balla, 50 vjeç nga Elbasani, i cili u shpall në kërkim me vendim të Gjykatës së Elbasanit duke u bërë i 5-i person ndaj të cilit ngrihen akuza për pjesëmarrje në atentatin e 15 viteve më parë në këtë qytet.

Së pari, hetuesit arritën të dokumentonin autorësinë në ngjarje të Armando Llakajt dhe Marjus Tafës, gjurmët e të cilëve u gjetën në motorin e përdorur për t’u larguar nga vendngjarja.

Ata u dënuan në vitin 2012 përkatësisht me nga 25 dhe 23 vite burg, pas dënimit, dosja e vrasjes u pezullua deri në Korrik të 2021-shit.

Në këtë kohë, autoritetet gjermane me kërkesë të Shqipërisë me anë të krahasimeve në databazat e tyre, kishin arritur të identifikonin se kujt i përkiste një tjetër profil AND-je lënë në një furgon të përdorur nga autorët në atë kohë.

Ai ishte Florin Shabani. Ky i fundit u arrestua dhe më pas ekstradua nga Gjermania për në Shqipëri në Janar 2022. Në Janar të këtij viti, nëpërmjet akteve daktiloskopike, hetuesit arritën të konfirmonin se 2 gjurmë gishtërinjësh të lëna te mjetet e përdorura për vrasje ishin të shtetasit Donald Hoxha.

Ky i fundit u arrestua dhe ekstradua nga Britania në Prill të 2024-ës. Në të njëjtën formë, grupi hetimit thotë se arriti të identifikojë edhe Gëzim Ballën, të shpallur në kërkim.

Tv Klan

Të ngjashme