Google ADS

Partia Socialiste zbulon emrin e kandidatit për Bashkinë e Beratit

19:44 | 18 Mars 2023
K.B

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ka konfirmuar rikandidmin e Ervin Demos në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një postimi në facebook, Çuçi shkruan se vendimi për rikonfirmimin e Demos u mor në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Berat, të mbajtur këtë të shtunë.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuan Ervin demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.

PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë nuk e dyshojnë as kundërshtarët tanë, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit”, shkruan Çuçi në facebook./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme