Google ADS

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së 

15:29 | 3 Nëntor 2023
L G

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së. Konkretisht në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ata kërkojnë që të përjashtohet Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Kjo kërkesë e tyre vjen pas kaosit të krijuar ditën e enjte në Kuvend ku mes deputetëve pati përplasje, ndërsa në një moment deputeti Ervin Salianji ndezi flakadanë.

Për pasojë të situatës të tensionuar që u krijua, seanca plenare u ndërpre.

“Në nisje të seancës, deputeti Ervin Salianji, zaptoi foltoren duke penguar zhvillimin normal të punimeve plenare, si dhe i ndihmuar nga deputetët Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndezi disa flakadën në sallën e seancave”-thuhet në kërkesën e PS-së./euronews/

Të ngjashme