Ky 33-vjetor e gjen Partinë Socialiste në Shqipëri me 32 mijë anëtarë të rij.
E gjen në mandatin e tretë të qeverisjes si asnjë forcë tjetër politike, si dhe e gjen përpara kongresit të 20 korrikut që ka karakter zgjedhor.
Janë mbledhur socialistë të gjithë brezave për të festuar këtë 33 vjetor të partisë së tyre.
Nuk do ketë një fjalë nga krye socialisti Edi Rama, i cili është mjaftuar me një dolli “Rroftë Partia Socialiste”.
Po ashtu është mbajtur një minutë heshtje për ish kryebashkiakun e Elbasanit që ndërroi jetë sot, Qazim Sejdini.
Në festë, mungon ai që e krijoi këtë parti Fatos Nano, i cili nuk është prezent për shkak të situatës shëndetësore që ka kaluar./tch
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...