Këtë të enjte gjykata e Krujës la të lirë me vetëm një shërbim prove djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut, një vendim që sipas Partisë Demokratike tregon fare qartë se sistemi i drejtësisë tashmë është kapur nga kryeministri Rama.
Përmes një reagimi zyrtar, PD shkruan se u la i lirë këtë të enjte një përdhunues.
“Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë. I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës.
Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.
Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.”-thotë PD
Flick: Do të luftojmë për ta fituar La Ligën, do të japim gj...
Eskalon Xumi, shanë me fjalë banale Gjestin
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...