Partia Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.
Ishte ky vendimi i marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Sipas Celibashit, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen, shkruan Euronews Albania.
Celibashi nënvizoi se Basha si kryetar, nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje, por firmën e ka vendosur Enkelejd Alibeaj, i cili edhe pse është nënkryetar, nuk e ka këtë atribut.
“Në kushtet kur në zyrën e regjistrit të partive politike të Gjykatës së rrethit Tiranë, nuk është bërë njoftimi i dorëheqjes së zotit Lulzim Basha si kryetar si dhe nuk është bërë dorëzimi i aktit sipas të cilit, bazuar në statutin e PD, është zoti Alibeaj ai që ushtron detyrën e kryetarit, atëherë, ai si nënkryetar i PD, mundet të pranojë se i ushtron disa kompetenca të kryetarit, apo edhe pjesën më të madhe të këtyre kompetencave, por nuk mund të pranohet kurrsesi që ai ushtron të gjitha komptetencat dhe përgjegjësitë e PD-së.
Ndaj, në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2, gërma e, në vlerësimin tim, do duhej të nënshkruhej nga kryetari i partisë, ose nga ai person që ligjërisht i ushtron atributet e kryetarit të partisë, unë mendoj dhe vlerësoj se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet”, theksoi Ilirjan Celibashi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...