Partia Demokratike i ka dhënë përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për kokainë

16:27 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Partia Demokratike ditën e sotme i ka dhënë përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të lëshuara një ditë më parë se kokaina prej 613 kilogramësh e kapur në Durrës të çon tek zyrtarët e lartë të PD.

Me një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Gent Strazimiri është shprehur se ‘droga e Maminasit është e Olsi Ramës’.

Deklaratë e deputetit Gent Strazimiri

Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.
Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.
Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd.

Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste.

Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.
Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze.
Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.

Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!/Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme