Kryeministri Zoran Zaev sot ka pritur në takim delegacionin e Partisë Demokratike në Serbi të drejtuar nga kryetari i partisë Dragan Shutanovac, transmeton Zhurnal.mk
Delegacioni serb ka shfaqur kënaqësinë që kanë takuar Zaevin dhe kanë uruar atë për marrjen e postit të kryeministrit ndërkohë që Zaev është shprehur i kënaqur nga ky takim duke prezantuar kështu edhe një mundësi për opinionin lidhur me miqësinë mes dy vendeve duke u dhënë ky si mesazh.
Zaev është shprehur optimist për tejkalimin e situatës pas largimit të diplomatëve serb dhe është dakorduar që të dyja vendet gjitha problemet t’i zgjidhin përmes dialogut.
Kryetari i PD-së Shutanovac ka thënë se anëtarët e partisë së tij do të shfaqin eksperiencën e tyre më të mirë kolegëve në Maqedoni.
Ndërkohë që Zaev ka shfrytëzuar këtë rast duke thënë se partnerët politik duhet që të kenë parasysh interesin e popullit të atij vendi për vlera demokratike si dhe bashkëpunimin rajonal që të sigurojnë stabilitet dhe prespektivë ekonomike për të ardhmen.
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...