Partia Demokratike: 160 mjekë janë larguar këtë vit nga Shqipëria

10:39 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar se janë 160 mjekët që këtë vit janë larguar nga vendi ynë.

“Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjekë këtë vit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria. Në 2017 kanë aplikuar 617 infermierë, kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për t’u larguar. 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi”, u shpreh Spahia.

“Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më. Me këtë ritëm, ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi”, shtoi deputeti demokrat./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme