Jozefina Topalli u shkëput nga jeta aktive politike pas përjashtimit nga Lulzim Basha në listat e 2017.
Ish-nënkryetarja demokrate pati disa dalje publike në atë kohë ku bashkë me eksponentë të lartë të Partisë Demokratike kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës. Rrugët u ndanë shumë shpejt dhe ish funksionarët e PD-së bënë zgjedhjet e tyre.
Astrit Patozi krijoi një parti të re, ndërsa Majlinda Bregu vijoi aktivitetin e saj jashtë Shqipërisë, si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Arben Imami pati vetëm disa dalje publike krah Topallit, por më pas u shkëput. Ndërkohë Genc Ruli, i cili akuzonte asokohe Lulzim Bashës se kishte privatizuar partinë me kunatin e tij u pendua dhe vendosi të rikthehet ne PD me funksione të reja.
Jozefina Topalli edhe pse nuk e ka mohuar kurrë faktin se vendit i duhet një lëvizje e re për të sjellë ndryshimin ajo kurrë nuk iu bashkua ndonjë projekti politik. Teksa në media përflitet për krijimin e një partie të re, ish numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli shprehet për Top Channel se do të mbështesë çdo lëvizje që ka kauze progresin e vendit.
“Do doja te kontribuoja me sa mundem, që vendi im të mos zbrazet e pluralizmi të mos vritet. Në interesin më të mirë të qytetarëve , do mbështes në mënyrë çdo iniciativë , lëvizje që ka kauzë progresin e vendit, të drejtat sociale, demokracinë dhe integrimin në Europë. Unë jam e lidhur pazgjidhshmërisht me çdo demokrat në shpirt. Kjo që po jetojmë është një kohë e turbullt dhe njerëzit kanë nevojë për shpresë”, thekson zonja Topalli.
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...