Parlamenti ka votuar me 101 vota pro ngritjen e një komisioni hetimor për të vijuar më tutje procesin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, një kërkesë e ngritur kjo nga socialistët fill pasi Presidenti zhdekretoi datën 30 qershor si ditën e zgjedhjeve vendore.
Me 101 vota pro dhe 6 kundër, parlamenti i hapi kështu rrugën ngritjes së një komisioni hetimor i cili do të formulojë një raport që do të gjejë shkeljet kushtetuese të Presidentit.
Më tutje raporti do të kalojë sërish në parlament dhe ky i fundit do ta dërgojë çështjen drejt Gjykatës Kushtetuese, institucioni i cili do të thotë fjalën e fundit, nëse Meta do të shkarkohet apo jo.
Kujtojmë këtu se Kushtetuesja nuk është funksionale prej mëse një viti dhe mbetet mister data se kur do të krijohet dhe bëhet funksionale.
Komisioni hetimor parlamentar nga ana e tij do të ketë në përbërje 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita.
Mësohet se kryetar i kërij komisioni do të jetë Ulsi Manja më tej anëtarët nga PS-ja do të jenë Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.
Ndërkohë nga opozita do të jenë: Alban Zeneli i cili do të mbajë postin e zv kryetarit ndërsa anëtarë të tjerë do të jenë Halit Valteri, Adriatik Alimadhi dhe Krenar Ryçi./Express
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...