Afro 5 vite pasi mori miratimin unanim të Parlamentit 10 ligje të Reformës në Drejtësi janë rikthyer për të ndryshuar e që sipas shumicës janë përmirësime të domosdoshme e që janë bërë në konsultim të ngushte me partnerët amerikanë dhe evropian, pas vakancave të krijuara nga procesi i Vetting-ut.
Projektligjet që kanë marrë miratimin e Kuvendit të gjithë me më shumë se 93 vota janë prekin ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, prokurorinë, sistemin gjyqësor në përgjithësi përfshirë SPAK-un, por dhe BKH, Kodin e Procedurës Penale e Civile e Kodin Penal.
“Do t’i japim SPAK çdo mjet për të luftuar korrupsionin. Gjykata e Lartë brenda disa vitesh do të mbyllë shqyrtimin e 38 mijë çështjeve”.
“Kjo paketë do të ndihmojë në uljen ndjeshëm të çështjeve që presin me dhjetëra e dhjetëra vite për t’u gjykuar. Përmes kësaj pakete hidhet një hap tjetër që synon mbështetjen financiare e SPAK”.
“Sot KE ua rekomandon si ilaçe për drejtësinë tyre, edhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut, i rekomandohet reforma në Drejtësi që ka Shqipëri, prandaj ndryshimet ligjore vijnë si rezultat i një sërë problematikash të evidentuara. Nuk bie dakord që procesi i Vetting-ut ka qenë i mangët”.
Sa i takon ndryshimeve që i behet ligjit të Gjykatës Kushtetuese ndër të tjera parashikohet që kur ka më shumë së një vakancë si parlamentit ashtu dhe Presidentit që kanë të drejtën të zgjedhin anëtarët e kësaj gjykate do të marrin një listë të vetëm me kandidatë të hartuar nga KED.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...