Te enjten e ardhshme Parlamenti do te zhvilloje mbledhjen e pare ne kushtet e situates se fatkeqesise natyrore per shkak te koronavirusit. Mbledhja do te zhvillohet ne sallen e seancave plenare dhe jane marre te gjitha masat per te garantuar sigurine e deputeteve. Se pari ambientet e Parlamentit jane dizifenktuar, se dyti eshte parashikuar vendosja e deputeteve ne lozhat ku zakonisht rrine te ftuarit dhe tek plateja ku qendrojne operatoret dhe gazetaret duke bere te mundur qe te sigurohet distanca e nevojshme mes ligjevenesve.
Por kjo situate e jashtezakonshme ka detyruar Parlamentin te ndryshoje edhe rregulloren e funksionimit te tij per te parashikuar si do te punojne deputetet kur jemi ne gjendjen e fatkeqesise natyrore, jo vetem per koronavirusin por edhe per cdo emergjence ne te ardhmen. Keto ndryshime parashikojne legjitimitetin e mbledhjeve dhe votimit online si dhe faktin se kur vendi ndodhet ne situate te jashtezakonshme nuk eshte i nevojshem kuorumi prej 71 deputetesh per te celur seancen.
Në raste të masave të jashtëzakonshme qe mund te vendosen per shkak të gjëndjes se luftës, gjëndjes së jashtëzakonshme ose gjëndjes se fatkeqësive natyrore, mbledhjet e Byros se Kuvendit, Konferencës se Kryetareve, Komisioneve Parlamentare dhe Seances Plenare mund të zhvillohen ne distance ose me numër te reduktuar të deputetëve edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.
Detajet per zhvillimin e séances se 16 prillit jane percaktuar ne Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare dhe mesohet se Parlamenti do te mblidhet ne oren 10.00 dhe do te diskutoje perreth 2 ore per ligjet e parashikuara per votim.
Mbledhja e Parlamentit eshte e domosdoshme pasi jane 13 akte normative te miratuar nga qeveria ne kuader te masave kunder koronavirusit te cilat duhet te miratohen nga deputetet brenda 45 diteve.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...