Vendimi i Parlamentit për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt ka mbërritur në prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Kuvendi votoi sot me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish zv. kryeministrit, pas kërkesës së SPAK.
120 deputetë ishin prezent, 117 votuan pro, asnjë kundër dhe tre abstenuan. 22 deputetë mungonin në sallë, ndërsa tre deputetët në abstenuan ishin Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.
Ky ishte hapi i fundit që i takonte Kuvendit të Shqipërisë.
Tashmë pritet që vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare. Pritet që SPAK të marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, i cili nuk ndodhet në Shqipëri.
Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj reagoi përmes llogarisë së tij në Facebook pak para se të niste të zhvillohej seanca lidhur me kërkesën e SPAK-ut.
Deri më tani nuk dihej vendndodhja e Ahmetajt. Por, avokati i tij Henrik Ligori njoftoi se ai ndodhet në Angli, pranë vajzës së tij.
Ish-zv.kryeministri është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, informacion i konfirmuar nga avokatët e Ahmetajt, të cilët thanë se është larguar për arsye personale.
SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion. Shembulli më korruptiv dhe flagrant lidhet me gjurmët e mbetura në kompjuterin e Klodian Zotos, i kërkuar dhe i akuzuar për inceneratorët i cili dyshohet se i pagoi udhëtime në disa shtete, atij dhe bashkëshortes. Pesë rastet e tjera të korrupsionit mbahen sekret nga SPAK pasi ka edhe persona të tjerë nën hetim.
Në letër-porositë e ndërkombëtarëve por edhe llogaritë bankare, SPAK thotë se nga udhëtimet, Arben Ahmetaj përfitoi 34 mijë euro. Kjo ishte gjurma e parë që u bë shkak që SPAK ta veçonte Ahmetajn në atë kohë numri dy i qeverisë nga dosja 277, ndryshe inceneratori i Elbasanit, duke e ndarë në fraksion më vete.
Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët. Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave, njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj. /TCH
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...