Garda e Republikës Shqiptare ka rrethuar godinën e Parlamentit me një gardh metalik, në prag të seancës së kësaj të enjteje.
Masat janë marrë pas përplasjeve të dhunshme të javëve të fundit, mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të Gardës dhe Policisë së Shtetit. Në seancën e të hënës, deputetët e përjashtuar të opozitës vendosën të mos paraqiten, por të përgatisnin protestën e një dite më pas, ku bashkë me protestues të shumtë bllokuan disa akse të vendit. Ndërsa deputetët që u futën në Parlament nuk shkaktuan trazira por vetëm bllokuan foltoren duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe në anglisht kundër qeverisë socialiste, drejtuar ndërkombëtarëve.
Parlamenti “blindohet” para seancës
Dy javë më parë, mes gardistëve dhe deputetëve të opozitës pati përplasje të forta, për shkak se nuk lejoheshin të futeshin në sallë deputetët e përjashtuar.
Para nisjes së seancës, deputetët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje grupi. Por ndryshe nga kolegët e tij, deputeti më i ri, Andrea Mano, i cili zuri vendin e Ervin Salianjit të dënuar, ka vendosur të shkojë në vendin e ri të punës, i shoqëruar nga kolegu socialist i qarkut të Korçës, Ilir Pendavinji./a2cnn
“Bon Vivant 2” – Aprovohet propozimi i Prokurorisë për...
Barcelona blindon yllin e skuadrës dhe i vendos klauzolë mar...
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...