Parlamenti i Holandës diskuton për investimet holandeze në Shqipëri

10:06 | 1 Tetor 2019
Arbresh.info

Parlamenti i Holandës do të mblidhet me 8 tetor për të dëgjuar propozimin e qeverisë se si do të jetë vota holandeze në këshillin e ministrave të BE për çeljen e negociatave.

Megjithëse në seancë është parashikuar të diskutohet për negociatat parlamentarët holandez do të ndalen edhe në disa çështje të tjera.

Një burim diplomatik i tha Top Channel-it, se pjesë e diskutimeve do te jenë edhe disa shqetësime që lidhen me investimet holandeze në Shqipëri.

Po ashtu, parlamentarët holandezë do të flasin edhe për zhvillimet më të fundit në median shqiptare e në mënyrë të veçantë për projektligjin e ri për mediat online. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme