Parlamenti grek sherr për Kacifas

19:44 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Fjalime të ashpra anti shqiptare janë mbajtur sot edhe në Parlamentin grek, i cili zhvillon punimet çdo të enjte. Deputetë të Agimit të Artë, si Kristo Papas kanë folur me tone nacionaliste dhe fashiste kundër Shqipërisë.

Në fjalimin e tij Papas tha: “Sakrifica e heroit Kacifas nuk do të humbasë. Ajo do të japë fryte në pemën e lirisë që u ujit nga gjaku i tij. Kacifas nënshkroi me gjak, Epiri i Veriut është tokë greke”.

Këto deklarata kanë tërhequr vëmendjen e deputetëve të tjerë të moderuar. Drejtuesja e seancës, deputetja Tasia Christodoulopoulou duke ju drejtuar nacionalistit Papas tha: Demokracia ka limitet e saj z. Papas, ne nuk mund të kthehemi shekuj pas me urrejtjen tuaj”. Pas kësaj deklaratë deputetja është fyer nga deputetët e Agimit të Artë.

Deputetë të tjerë të opozitës greke folën për “pastrim etnik” që sipas tyre po u bëhet grekëve në Shqipërinë e Jugut.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme